Psalmet 12
1 Për dirigjuesin. Mbi tetëshen. Psalm i Davidit. Sill shpëtim, o Jahveh, sepse ka mbaruar besëmiri! Se janë shuar besnikët nga mesi i bijve të njeriut.
2 Flasin kotësi me shoku-shokun; me buzë lajkatare, me zemër të dyzuar flasin.
3 I preftë Jahveh-u të gjitha buzët lajkatare, gjuhën që flet fjalë të mëdha,
4 ata që kanë thënë: "Me gjuhën tonë do të jemi të fortë; buzët tona i zotërojmë ne, kush është zot mbi ne?!".
5 "Prej kërdisjes së të varfërve, prej rënkimit të nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Jahveh-u, "do ta vendos atë në shpëtimin për të cilin gulçon".
6 Thëniet e Jahveh-ut janë thënie të pastra; argjend i rafinuar në furrë shkrirëse që është përtokë, i përpunuar shtatë herë.
7 Ti, o Jahveh, do t'i mbrosh ata; do ta ruash atë prej këtij brezi përjetë.
8 Të ligjtë sillen vërdallë kur lartësohet e ulëta ndër bijtë e njeriut.
Të gjithë librat
