Psalmet 116
1 E dua Jahveh-un, sepse ai dëgjon zërin tim, përgjërimet e mia.
2 Ngaqë e anoi veshin e tij drejt meje, atëherë do t'i thërras gjatë ditëve të jetës sime.
3 Më qarkuan litarët e vdekjes dhe ngushtësitë e Sheolit më gjetën; gjeta ankth dhe pikëllim.
4 Atëherë emrin e Jahveh-ut thirra: "Të lutem, o Jahveh, çliroje shpirtin tim!".
5 I hirshëm është Jahveh-u dhe i drejtë, dhe Perëndia ynë është i dhembshur.
6 Jahveh-u i mbron të thjeshtët; unë kisha rënë poshtë, por më shpëtoi.
7 Kthehu, o shpirti im, te prehja jote, sepse Jahveh-u është treguar i mirë me ty.
8 Se ti e çlirove shpirtin tim prej vdekjes, syrin tim prej lotit, këmbën time prej pengimit.
9 Do të ec në praninë e Jahveh-ut në tokën e të gjallëve.
10 Besova, ndonëse shprehesha: "Unë jam tepër i përvuajtur!".
11 Unë thashë në alarmimin tim: "Të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë!".
12 Çfarë t'i jap në këmbim Jahveh-ut për të gjitha të mirat e tij ndaj meje?
13 Do të ngre kupën e veprave shpëtuese dhe emrin e Jahveh-ut do të thërras.
14 Do të përmbush ndaj Jahveh-ut kushtet e mia, mu përballë gjithë popullit të tij.
15 E kushtueshme në sytë e Jahveh-ut është vdekja e besëmirëve të tij.
16 Ah, Jahveh, unë vërtet jam skllavi yt; unë jam skllavi yt, biri i skllaves sate. Vargonjtë e mi i këpute.
17 Ty do të të flijoj flijim përlëvdimi, dhe emrin e Jahveh-ut do të thërras.
18 Do të përmbush ndaj Jahveh-ut kushtet e mia, mu përballë gjithë popullit të tij,
19 në oborret e shtëpisë së Jahveh-ut, në mesin tënd, o Jerusalem. Lavdëroni Jah-un!
Të gjithë librat
