Psalmet 114
1 Kur doli Izraeli nga Egjipti, shtëpia e Jakobit nga një popull me gjuhë të pakuptueshme,
2 Juda u bë shenjtërorja e tij, Izraeli sundimi i tij.
3 Deti pa dhe ia mbathi, Jordani mbrapa u kthye.
4 Malet hovën si desh, kodrat si qengja grigje.
5 Çfarë kishe ti, o det, që ia mbathje, o Jordan, që mbrapa ktheheshe,
6 o male, që hovnit si desh, o kodra, si qengja grigje?!
7 Në praninë e Zotit, dridhu, o tokë, në praninë e Perëndisë së Jakobit!
8 Atij që ktheu shkëmbin në pellg ujërash, strallin në burim ujërash.
Të gjithë librat
