Psalmet 113
1 Lavdëroni Jah-un! Lavdëroni, o skllevërit e Jahveh-ut, lavdëroni emrin e Jahveh-ut.
2 Qoftë bekuar emri i Jahveh-ut, që tani e në përjetësi!
3 Nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij është për t'u lavdëruar emri i Jahveh-ut.
4 I ngritur lart mbi gjithë kombet është Jahveh-u; mbi qiejt është lavdia e tij.
5 Kush është si Jahveh-u, Perëndia ynë, që rri ulur në lartësi,
6 që ul veten poshtë për të parë gjithçka në qiej dhe në tokë?!
7 Ai që çon të vobektin nga pluhuri, nga pirgu i plehut e ngre lart nevojtarin,
8 për ta bërë të ulet me fisnikët, me fisnikët e popullit të tij.
9 Ai që e bën të banojë gruan shterpë të shtëpisë si nënë e gëzuar bijsh. Lavdëroni Jah-un!
Të gjithë librat
