Psalmet 112
1 Lavdëroni Jah-un! Lum njeriu që ka frikë Jahveh-un, që kënaqet tej mase në urdhërimet e tij.
2 Heroike mbi tokë do të jetë pasardhja e tij; brezi i të drejtëve do të bekohet.
3 Kamje dhe pasuri ka në shtëpinë e tij, dhe drejtësia e tij mbetet përgjithmonë.
4 Në errësirë lind një dritë për të drejtët; ai është i hirshëm e i dhembshur, dhe i drejtë.
5 Njeriu i mirë ka hir dhe jep hua; ai i mbarështon punët e tij sipas së drejtës.
6 Njëmend ai nuk do të tundet kurrë; i drejti do të përkujtohet përjetë.
7 Nga lajmi i keq nuk do të ketë frikë; është e qëndrueshme zemra e tij, në Jahveh-un ka besim.
8 E palëkundur është zemra e tij, nuk do të ketë frikë, derisa të shohë ngadhënjyeshëm mbi kundërshtarët e tij.
9 Ai shpërndau, u dha nevojtarëve, drejtësia e tij mbetet përgjithmonë; briri i tij do të lartësohet në lavdi.
10 I ligu do ta shohë dhe do të pezmatohet, do të kërcëllojë dhëmbët e tij dhe do të tretet. Dëshirimi i të ligjve do të humbasë.
Të gjithë librat
