Psalmet 110
1 I Davidit. Psalm. Shpallje e Jahveh-ut ndaj Zotit tim: "Ulu në të djathtën time, derisa t'i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua".
2 Skeptrin tënd të fortë nga Sioni do ta shtrijë Jahveh-u. Sundo në mes të armiqve të tu!
3 Populli yt do të dalë vullnetar në ditën e fuqisë sate; në shkëlqim shenjtërie, nga gjiri i agimit, do të jetë jotja vesa e djalërisë sate.
4 Jahveh-u u betua dhe nuk do të ndryshojë mendje: "Ti je prift përjetë sipas mënyrës së Melkisedekut".
5 Zoti është në të djathtën tënde; dërrmon mbretër në ditën e zemërimit të tij.
6 Ai do të bëjë gjykim ndër kombe, i mbush me kufoma; dërrmon krerë mbi tokën e gjerë.
7 Nga një përrua gjatë rrugës do të pijë, prandaj kokën do ta ngrejë.
Të gjithë librat
