Psalmet 11
1 Për dirigjuesin. I Davidit. Në Jahveh-un jam strehuar, si mund t'i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd si një zog!
2 Se, ja, të ligjtë tendosin harkun; e kanë vendosur shigjetën e tyre mbi kordhëz, për të gjuajtur në errësirë të drejtët nga zemra.
3 Nëse themelet shemben, i drejti çfarë mund të bëjë?"
4 Jahveh-u është në tempullin e tij të shenjtë; Jahveh-u e ka në qiej fronin e tij. Sytë e tij shikojnë, qepallat e tij provojnë bijtë e njeriut.
5 Jahveh-u të drejtin e provon, por të ligun dhe atë që do dhunën, shpirti i tij i urren.
6 Bëftë që të bien si shi mbi të ligjtë çarqe; zjarr dhe squfur, dhe erë nxehtësie është hisja e kupës së tyre.
7 Se Jahveh-u është i drejtë, i do veprat e drejtësisë; të drejtët do të shikojnë fytyrën e tij.
Të gjithë librat
