Psalmet 105
1 Përlëvdoni Jahveh-un, thirrni emrin e tij. Bëni të njohura ndër popujt bëmat e tij.
2 Këndoni për të, psalmoni për të; flisni për të gjitha veprat e tij të mrekullueshme.
3 Lavdërohuni me emrin e tij të shenjtë. Le të gëzohet zemra e atyre që kërkojnë Jahveh-un.
4 Kërkoni Jahveh-un dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.
5 Kujtoni veprat e tij të mrekullueshme që bëri, çuditë e tij dhe gjykimet e gojës së tij,
6 o pasardhja e Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bijtë e Jakobit, të zgjedhurit e tij!
7 Ai është Jahveh-u, Perëndia ynë; në gjithë tokën shfaqen gjykimet e tij.
8 Ka kujtuar përjetë besëlidhjen e tij, fjalën që urdhëroi për një mijë brezni,
9 që e lidhi me Abrahamin, dhe betimin e tij që i bëri Isakut.
10 Pastaj e ripohoi atë për Jakobin si statut; për Izraelin si besëlidhje të përjetshme,
11 duke thënë: "Ty do të të jap tokën e Kanaanit si hisen e trashëgimisë suaj",
12 kur ata ishin një grusht njerëz, krejt të paktë, dhe ardhës në të.
13 Dhe ata u endën nga një komb në një komb, nga një mbretëri në një popull tjetër.
14 Nuk lejoi njeri që t'i shtypte dhe qortoi mbretër për hatër të tyre:
15 "Mos i prekni të vajosurit e mi dhe profetëve të mi mos u bëni keq!".
16 Pastaj thirri një zi buke mbi vend; theu çdo shkop buke.
17 Dërgoi përpara tyre një njeri; si skllav u shit Jozefi.
18 Lënduan me pranga këmbët e tij, në hekur u fut fyti i tij,
19 deri në kohën që shkoi në vend fjala e tij; e thëna e Jahveh-ut e nxori të pastër.
20 Dërgoi mbreti njerëz dhe e zgjidhi atë, sundimtari i popujve dërgoi dhe e liroi.
21 E vuri atë si zot të shtëpisë së tij dhe si sundimtar mbi gjithë çfarë i përkiste atij,
22 për t'i lidhur sipas dëshirës princat e tij dhe që t'i bëjë të urtë pleqtë e tij.
23 Atëherë Izraeli hyri në Egjipt dhe Jakobi banoi si ardhës në tokën e Kamit.
24 Dhe Perëndia e bëri shumë të frytshëm popullin e tij, dhe e bëri më të fuqishëm se kundërshtarët e tij.
25 Ktheu zemrën e tyre për të urryer popullin e tij, për t'u sjellë me dinakëri ndaj skllevërve të tij.
26 Dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, dhe Aronin, të cilin e kishte zgjedhur.
27 Këta kryen ndër ta fjalët e shenjave të tij dhe çudirat në tokën e Kamit.
28 Ai dërgoi errësirë dhe e bëri errësirë; dhe ata nuk qenë të pabindur ndaj fjalëve të tij.
29 Ai i ktheu ujërat e tyre në gjak dhe bëri të ngordhin peshqit e tyre.
30 Gëloi vendi i tyre me bretkosa, edhe në dhomat e mbretërve të tyre.
31 Ai foli dhe erdhi një mizëri; mushica në gjithë territorin e tyre.
32 U dha breshër si shira të tyre; flakë zjarri në tokën e tyre.
33 Goditi edhe hardhitë e tyre dhe fiqtë e tyre, dhe copëtoi pemët brenda territorit të tyre.
34 Ai foli dhe erdhi karkaleci, dhe larvë karkaleci e panumërt;
35 dhe hëngri gjithë bimësinë në vendin e tyre, dhe hëngri frytin e tokës së tyre.
36 Ai edhe goditi çdo të parëlindur në vendin e tyre, frytin e parë të çdo fuqie të tyre burrërore.
37 Pastaj i nxori me argjend dhe ar, dhe pa pasur në fiset e tij asnjë që pengohej.
38 Egjipti u gëzua kur dolën ata, sepse tmerrimi i tyre ra mbi të.
39 Ai shtriu një re për mbulesë dhe zjarr për të ndriçuar natën.
40 Populli kërkoi dhe ai solli shkurta, dhe me bukën e qiejve i ngopi ata.
41 Ai hapi një shkëmb dhe rrodhën ujëra; vërshuan si një lumë nëpër thatësira.
42 Sepse kujtoi fjalën e tij të shenjtë dhe Abrahamin, shërbëtorin e tij.
43 Dhe e nxori popullin e tij me galdim; të zgjedhurit e tij me brohori.
44 Dhe u dha atyre tokat e kombeve, dhe ata morën trashëgim mundin e popujve,
45 me qëllim që të mbajnë statutet e tij, dhe të ruajnë ligjet e tij. Lavdëroni Jah-un!
Të gjithë librat
