Psalmet 100
1 Psalm për përlëvdim. Brohoritni për Jahveh-un ju, e gjithë toka!
2 Shërbejini Jahveh-ut me gëzim; ejani përpara tij me hare!
3 Ta dini se Jahveh-u: ai është Perëndia, ai na bëri dhe jo ne vetë. Ne jemi populli i tij dhe grigja e kullotës së tij.
4 Hyni në portat e tij me përlëvdim, në oborret e tij me lëvdim! Përlëvdojeni atë, bekoni emrin e tij!
5 Sepse i mirë është Jahveh-u; përjetë zgjat besëmirësia e tij, dhe brez pas brezi besnikëria e tij.
Të gjithë librat
