Psalmet 1
1 Lum njeriu që nuk ecën në këshillë të të ligjve dhe nuk ndalon në rrugë të mëkatarëve, dhe nuk ulet në ndejë të përqeshësve.
2 Porse në ligjin e Jahveh-ut është kënaqësia e tij dhe në ligjin e tij përsiat ditë e natë.
3 Dhe ai është si pemë e mbjellë pranë vijave të ujërave, që frytin e saj jep në kohën e vet dhe gjethja e saj nuk vyshket; dhe mbarë i shkon gjithçka që bën.
4 Kështu jo, nuk janë të ligjtë, por janë si byku që e davarit era.
5 Prandaj të ligjtë nuk do të qëndrojnë në gjykim dhe as mëkatarët në tubim të të drejtëve.
6 Se Jahveh-u njeh rrugën e të drejtëve, ndërsa rruga e të ligjve do të humbasë.
Të gjithë librat
