Ungjilli sipas Mateut 1
1 Libri i breznive të Jezu Krishtit, bir i Davidit, bir i Abrahamit.
2 Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isakut i lindi Jakobi; dhe Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij;
3 dhe Judës i lindi Faresi dhe Zarai (prej Tamarës), dhe Faresit i lindi Esromi; dhe Esromit i lindi Arami;
4 dhe Aramit i lindi Aminadabi; dhe Aminadabit i lindi Nahasoni; dhe Nahasonit i lindi Salmoni;
5 dhe Salmonit i lindi Boozi (prej Rahabës); dhe Boozit i lindi Obedi (prej Rutës); dhe Obedit i lindi Jeseu;
6 dhe Jeseut i lindi Davidi, mbreti; dhe mbretit David i lindi Solomoni (prej ish-gruas së Uriut);
7 dhe Solomonit i lindi Roboami; dhe Roboamit i lindi Abia; dhe Abias i lindi Asai;
8 dhe Asait i lindi Josafati; dhe Josafatit i lindi Jorami; dhe Joramit i lindi Ozia;
9 dhe Ozias i lindi Joatami; dhe Joatamit i lindi Ahazi; dhe Ahazit i lindi Hezekia;
10 dhe Hezekias i lindi Manaseu; dhe Manaseut i lindi Amoni; dhe Amonit i lindi Josia;
11 dhe Josias i lindi Jehonia dhe vëllezërit e tij në kohën e shpërnguljes në Babiloni.
12 Dhe mbas shpërnguljes në Babiloni Jehonias i lindi Salatieli; dhe Salatielit i lindi Zorobabeli;
13 dhe Zorobabelit i lindi Abiudi; dhe Abiudit i lindi Eliakimi; dhe Eliakimit i lindi Azori;
14 dhe Azorit i lindi Sadoku; dhe Sadokut i lindi Ahimi; dhe Ahimit i lindi Eliudi;
15 dhe Eliudit i lindi Eleazari; dhe Eleazarit i lindi Matani; dhe Matanit i lindi Jakobi;
16 dhe Jakobit i lindi Jozefi, burri i Marisë, prej së cilës u lind Jezusi, ai që quhet Krisht.
17 Pra, të gjithë brezat, nga Abrahami deri te Davidi, janë katërmbëdhjetë breza, dhe nga Davidi deri te shpërngulja në Babiloni, katërmbëdhjetë breza, dhe nga shpërngulja në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.
18 Tani, lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu: ndërsa Maria, nëna e tij, u fejua me Jozefin, përpara se ata të bashkoheshin, ajo u gjet se kishte në bark një fëmijë prej Frymës së Shenjtë.
19 Por Jozefi, burri i saj, duke qenë i drejtë dhe duke mos dashur që ta poshtërojë botërisht, vuri si synim ta lëshojë fshehtas.
20 Dhe ndërsa ai i mendoi këto gjëra, ja, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr, duke thënë: "Jozef, bir i Davidit, të mos kesh frikë për të marrë pranë vetes Marinë, gruan tënde, sepse çfarë u ngjiz në të, është prej Frymës së Shenjtë;
21 dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do ta shpëtojë popullin e vet nga mëkatet e tyre".
22 Dhe tërë kjo ka ndodhur që të përmbushej ajo që u tha nga Zoti nëpërmjet profetit, që thotë:
23 "Ja, virgjëresha do të ketë në bark një fëmijë dhe do të lindë një djalë; dhe do t'i vënë emrin Emanuel" (që i përkthyer domethënë 'Perëndia me ne').
24 Tani, kur Jozefi u çua nga gjumi, bëri siç e urdhëroi engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetes gruan e tij;
25 por nuk e njohu atë, derisa ajo lindi birin e saj, të parëlindurin, dhe i vuri emrin Jezus.
Të gjithë librat
