Letra II e Pjetrit 3
1 Të dashur, kjo tashmë është e dyta letër që po ju shkruaj dhe në të dyja po kërkoj ta zgjoj mendjen tuaj të pastër me anë të ndërmendjes së këtyre gjërave,
2 që të kujtoni thëniet që janë parathënë nga profetët e shenjtë dhe urdhërimin e Zotit dhe të Shpëtimtarit të shpallur nga apostujt tuaj,
3 duke ditur së pari këtë: që në ditët e fundit do të vijnë me tallje tallës që shkojnë sipas dëshirimeve të veta
4 dhe që thonë: "Ku është premtimi i ardhjes së tij? Sepse që kur etërit fjetën, të gjitha gjërat mbeten kështu, që nga fillimi i krijimit".
5 Se ata, me dashje e lënë t'u shpëtojë kjo gjë: që me anë të fjalës së Perëndisë qiejt janë qëmoti dhe toka është bërë bashkë prej ujit dhe nëpërmjet ujit;
6 nëpërmjet të cilave bota e atëhershme, duke u përmbytur me ujë, humbi.
7 Ndërsa qiejt dhe toka e tanishme, me anë të së njëjtës fjalë, janë vënë mënjanë për zjarr, duke u mbajtur për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të papërshpirtshëm.
8 Por ju, o të dashur, mos e lini t'ju shpëtojë një gjë si kjo: që një ditë para Zotit është si një mijë vjet dhe një mijë vjet janë si një ditë.
9 Zoti nuk e vonon premtimin, siç e vlerësojnë disa si vonesë, por ka durim ndaj jush, duke mos dashur që ndokush të humbë, por që të gjithë t'i bëjnë vend pendimit.
10 Por dita e Zotit do të vijë si vjedhës; në të cilën qiejt do të kalojnë me krismë, ndërsa elementet do të shpërbëhen duke u djegur nga nxehtësia dhe toka e veprat që janë në të, do të gjenden zbuluar.
11 Meqenëse të gjitha këto do të shpërbëhen kështu, çfarë lloj njerëzish duhet të jeni ju në sjellje të shenjta dhe në përshpirtëri,
12 duke pritur dhe duke shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt do të shpërbëhen duke u përflakur dhe elementet do të shkrihen duke u djegur nga nxehtësia!
13 Por, sipas premtimit të tij, ne presim qiej të rinj dhe tokë të re, në të cilët banon drejtësia.
14 Prandaj, o të dashur, duke i pritur këto gjëra, përpiquni që të gjendeni prej tij në paqe, të panjollosur dhe të patëmetë.
15 Dhe durimin e Zotit tonë çmojeni si shpëtim, ashtu si edhe vëllai ynë i dashur Pal ju shkroi sipas urtësisë që iu dha;
16 si edhe në të gjitha letrat e tij, duke folur në to rreth këtyre gjërave, në të cilat disa gjëra janë të vështira të kuptohen dhe të cilat të pamësuarit dhe të paqëndrueshmit i shtrembërojnë, ashtu si edhe Shkrimet e tjera, për shkatërrimin e vetes së tyre.
17 Ju, pra, o të dashur, duke e paranjohur këtë, ruhuni që të mos bini nga qëndrueshmëria juaj, duke u marrë me vete prej gabimit të të paskrupujve,
18 por rrituni në hir dhe në njohje të Zotit tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht. Atij i qoftë lavdia, edhe tani, edhe në ditën e përjetësisë. Amen.
Të gjithë librat
