Letra II e Gjonit 1
1 Plaku, zonjës së zgjedhur dhe fëmijëve të saj, të cilët unë i dua në të vërtetën (dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur të vërtetën),
2 për shkak të së vërtetës që rri në ne dhe do të jetë me ne përjetë.
3 Do të jenë me ne hir, mëshirë dhe paqe nga Perëndia Atë dhe nga Jezu Krishti, Biri i Atit, në të vërtetën dhe në dashuri.
4 U gëzova së tepërmi se kam gjetur disa prej fëmijëve të tu duke ecur në të vërtetën, ashtu siç morëm urdhërim nga Ati.
5 Dhe tani të kërkoj, o zonjë (jo si duke të të shkruar një urdhërim të ri, por atë që e kishim nga fillimi), që ta duam njëri-tjetrin.
6 Dhe kjo është dashuria: që të ecim sipas urdhërimeve të tij. Ky është urdhërimi, ashtu siç dëgjuat nga fillimi, që të ecni në të.
7 Se shumë mashtrues dolën në botë; ata që nuk e rrëfejnë Jezu Krishtin si të ardhur në mish. Ky është mashtruesi dhe antikrishti.
8 Kini kujdes veten tuaj, që të mos humbisni ato që punuam, por të merrni shpërblim të plotë.
9 Kushdo që shkon përtej dhe nuk rri në mësimin e Krishtit, nuk e ka Perëndinë. Ai që rri në këtë mësim, ky ka edhe Atin, edhe Birin.
10 Nëse dikush vjen te ju dhe nuk sjell këtë mësim, mos e merrni në shtëpi dhe mos i thoni "tungjatjeta";
11 se ai që i thotë atij "tungjatjeta", merr pjesë në veprat e tij të liga.
12 Ndonëse kam shumë për t'ju shkruar, nuk desha ta bëj me letër e bojë, por shpresoj që të ndodhem pranë jush dhe të flasim gojarisht, me qëllim që gëzimi juaj të jetë i plotësuar.
13 Të përshëndesin fëmijët e motrës sate të zgjedhur.
Të gjithë librat
