Letra drejtuar Galatasve 6
1 Vëllezër, edhe po të kapet një njeri në ndonjë shkelje, ju frymërorët ndreqeni një të tillë me frymë butësie, duke këqyrur veten tënde që të mos tundohesh edhe ti.
2 Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu përmbusheni ligjin e Krishtit.
3 Sepse nëse dikush pandeh se është diçka, duke mos qenë asgjë, mashtron vetveten.
4 Por secili të shqyrtojë veprën e vet dhe atëherë do të ketë arsye mburrjeje vetëm për vetveten e jo për tjetrin;
5 sepse secili do të mbajë ngarkesën e vet.
6 Tani, ai që merr mësim në fjalën, ta bëjë pjesëtar në të gjitha të mirat e veta atë që e mëson.
7 Mos u mashtroni: Perëndia nuk vihet në lojë! Se çfarëdo që të mbjellë njeriu, këtë edhe do të korrë;
8 sepse ai që mbjell për mishin e vet, prej mishit do të korrë prishje, ndërsa ai që mbjell për Frymën, prej Frymës do të korrë jetë të përjetshme.
9 Dhe të mos ligështohemi duke bërë të mirën, sepse në kohën e vet do të korrim, me kusht që të mos molisemi.
10 Rrjedhimisht, pra, sa kemi kohë, t'u bëjmë të mirën të gjithëve, por veçanërisht shtëpiarëve të besimit.
11 Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju shkrova me dorën time!
12 Gjithë sa dëshirojnë për t'u dukur mirë në mish, këta përpiqen t'ju detyrojnë që të rrethpriteni, vetëm që të mos përndiqen për shkak të kryqit të Krishtit.
13 Njëmend, as edhe vetë ata që rrethpriten nuk e mbajnë Ligjin, porse dëshirojnë që ju të rrethpriteni, me qëllim që të mburren në mishin tuaj.
14 Por sa për mua, kurrë mos qoftë që unë të mburrem, përveçse në kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, nëpërmjet të cilit bota është kryqëzuar për sa më përket mua dhe unë për sa i përket botës.
15 Se në Krishtin Jezus as rrethprerja nuk ka ndonjë forcë, as parrethprerja, por një krijim i ri, po.
16 Dhe për gjithë sa do të vijojnë sipas këtij rregulli, paqe qoftë mbi ta dhe mëshirë; edhe mbi Izraelin e Perëndisë.
17 Tani e tutje asnjë të mos më mundojë, sepse unë mbaj shenjat e Zotit Jezus në trupin tim.
18 Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj, o vëllezër! Amen!
Të gjithë librat
