Fjalët e Urta 28
1 Të ligjtë ia mbathin edhe kur nuk i ndjek njeri, por i drejti ka besim si një luan i ri.
2 Në një vend ku bëhen shkelje, ka shumë princa, por me një njeri që kupton dhe ka njohuri, ai do të ketë qëndrueshmëri.
3 Skamnori që shtyp të vobektin ështësi shiu i rrëmbyer që lë pa bukë.
4 Ata që e braktisin ligjin, lavdërojnë të ligjtë dhe ata që e mbajnë ligjin, ndizen kundër tyre.
5 Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që kërkojnë Jahveh-un, kuptojnë gjithçka.
6 Më mirë skamnori që ecën në ndershmërinë e tij sesa dredharaku që është i pasur.
7 Biri që kupton, e mban ligjin, por ai që shoqërohet me llupësat, çnderon atin e tij.
8 Ai që e shumon kamjen e tij me kamatë dhe interes, e mbledh për atë që hirëson të vobektë.
9 Ai që e largon veshin e tij nga dëgjimi i ligjit, edhe lutja e tij është neveri.
10 Ai që kalamend të drejtët në një rrugë të keqe, ai vetë do të bjerë në gropën e tij kurse të ndershmit do të trashëgojnë të mira.
11 I urtë në sytë e tij është njeriu i pasur, por i vobekti që ka kuptim, do ta hetojë atë.
12 Kur shenden të drejtët, ka shumë bukuri, kurse kur ngrihen të ligjtë, njerëzia do të fshihet.
13 Ai që mbulon shkeljet e tij, nuk do të ketë mbarësi, por atij që i rrëfen dhe i braktis, do t'i tregohet dhembshuri.
14 Lum njeriu që trembet vazhdimisht, por ai që e ngurtëson zemrën, do të bjerë në të keqe.
15 Si luani që hungërin dhe si ariu që ka etje, është sundimtari i lig mbi një popull të vobektë.
16 Prijësi që s'ka mençuri, shtyp shumë; ai që urren fitimin e padrejtë, do të ketë ditë të gjata.
17 Njeriu i ngarkuar me gjakun e një shpirti, do t'ia mbathë deri në gropë. Mos e mbështet atë!
18 Ai që ecën i pacen, do të shpëtohet, kurse ai që shtrembëron rrugët e tij, do të bjerë menjëherë.
19 Ai që punon tokën e tij, do të ngopet me bukë, ndërsa ai që ndjek kotësira, do të ngopet me skamje.
20 Njeriu besnik do të ketë shumë bekime, kurse ai që nxiton që të pasurohet, nuk do të mbetet i pandëshkuar.
21 Nuk është mirë të mbash anë, sepse edhe për një copë bukë mund të bëhet shkelës njeriu.
22 Njeriu me sy të keq është i tmerrshëm për kamje, dhe nuk do të kuptojë se do ta pllakosë varfëria.
23 Ai që e qorton njeriun, më vonë do të gjejë më shumë hir sesa ai që bën lajkatime.
24 Ai që zhvat atin e tij dhe nënën e tij, dhe thotë: "Nuk po bëj shkelje", ky është shoku i një njeriu që shkatërron.
25 I pangopuri ndez sherre, por ai që ka besim në Jahveh-un, do të begatohet.
26 Ai që ka besim në zemrën e vet, ky është i marrë, ndërsa ai që ecën me urtësi, ky do të çlirohet.
27 Ai që i jep skamnorit, nuk do të ketë mungesa, por ai që i mbyll sytë, do të ketë shumë mallkime.
28 Kur ngrihen të ligjtë, njerëzia do të fshihet, por kur ata shkatërrohen, do të shtohen të drejtët.
Të gjithë librat
