Fjalët e Urta 27
1 Mos u lavdëro për të nesërmen, sepse nuk e di çfarë do të sjellë dita.
2 Le të të lavdërojë i huaji, dhe jo goja jote, një tjetër dhe jo buzët e tua.
3 Guri është i rëndë dhe rëra ka peshë, por pezmi i të pamendit është më i rëndë se ata të dy.
4 Mllefi është mizor dhe zemërimi i rrëmbyer, por kush mund të qëndrojë përpara xhelozisë?
5 Më mirë qortimi i hapur sesa dashuria e fshehur.
6 Plagët e atij që do, janë të vërteta, por puthjet e atij që urren, janë të tepruara.
7 I ngopuri e shkel mjaltin e pjekur, por të uriturit çdo gjë e hidhur, i duket e ëmbël.
8 Si zogu që ikën nga foleja e tij, kështu është njeriu që ikën nga vendi i tij.
9 Vaji dhe tymi erëmirë e gëzojnë zemrën, edhe ëmbëlsia e të afërimit të tij që vjen nga këshilla e shpirtit.
10 Mos e braktis shokun tënd, as shokun e atit tënd dhe mos hyr në shtëpinë e vëllait tënd në ditën e fatkeqësisë sate. Më mirë një fqinj i afërt sesa një vëlla i largët.
11 Bëhu i urtë, biri im, dhe ma gëzo zemrën, që të mund t'ia kthej me fjalë atij që më poshtëron.
12 Dinaku e pa të keqen dhe u fsheh. Naivët e kaluan dhe u ndëshkuan.
13 Merrja rrobën dikujt, kur bëhet dorëzanë për një të huaj; por kur bëhet dorëzanë për një grua të huaj, merre peng vetë atë.
14 Ai që e bekon të afërmin e tij me zë të lartë herët në mëngjes, kjo do t'i llogaritet si mallkim.
15 Çatia që pikon pa pushim në një ditë shkali dhe gruaja sherrxheshë janë njëlloj.
16 Ata që mund ta mbajnë fshehur atë, mund të mbajnë fshehur erën, mund të kapë vajin me të djathtën e vet.
17 Hekuri mprihet me hekur dhe njeriu mpreh shokun e tij.
18 Ai që kujdeset për fikun, do të hajë frytin e tij, dhe ai që i kushton vëmendje zotërisë së vet, do të nderohet.
19 Si ujërat që pasqyrojnë fytyrën, kështu zemra e njeriut njeriun.
20 Sheoli dhe Abadoni nuk ngopen, as sytë e njeriut nuk ngopen.
21 Shkritorja është për argjendin dhe furra për arin, por njeriu provohet sipas lëvdatës së tij.
22 Nëse e shtyp të pamendin në havan bashkë me grurin e shtypur me shtypec, marrëzia e tij nuk do të largohet prej tij.
23 Duhet ta dish mirë gjendjen e dhenve të tua, ki kujdes për kopetë e tua,
24 sepse thesari nuk zgjat përjetë, dhe as kurora për breza e breza.
25 Kur të mbarojë bari dhe të duket barishtja, dhe të mblidhet bimësia e maleve,
26 qengjat do të kesh për veshje dhe cjeptë si çmim për fushën;
27 edhe mjaf qumësht dhie si ushqim për veten, si ushqim për shtëpinë tënde dhe për mbijetesën e të rejave të tua.
Të gjithë librat
