Fjalët e Urta 26
1 Si bora në verë dhe si shiu gjatë korrjes, kështu edhe lavdia nuk është e përshtatshme për të marrin.
2 Si zogu që endet, si dallëndyshja që fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk do të vijë.
3 Fshikulli është për kalin, kapistri për gomarin, dhe shkopi për kurrizin e të marrëve.
4 Mos iu përgjigj të marrit sipas marrëzisë së tij, që të mos krahasohesh edhe ti me të.
5 Përgjigjju të marrit sipas marrëzisë së tij që të mos duket i urtë në sytë e tij.
6 Gjymton këmbët, pi dhunë, ai që dërgon fjalë me anë të një të marri.
7 Siç zvarren këmbët nga i çali, kështu janë edhe fjalët e urta në gojën e të marrëve.
8 Si guri që vihet në hobe, kështu është t'i japësh lavdi të marrit.
9 Si një gjembaç që u ngjit në dorën e të dehurit, kështu është edhe fjala e urtë në gojën e të marrëve.
10 Si harkëtari që plagos këdo, kështu është edhe ai që merr me mëditje një të marrë ose që merr me mëditje kalimtarët.
11 Si qeni që kthehet në të vjellën e tij, kështu është i marri që e përsërit për herë të dytë marrëzinë e tij.
12 Ke parë ndonjë burrë që është i urtë në sytë e vet? Ka më shumë pritshmëri për të marrin se sa për të.
13 Përtaci ka thënë: "Është një luan në rrugë, është një luan në mes të sheshit".
14 Siç sillet rrotull dera mbi menteshën e saj, kështu edhe përtaci mbi shtratin e tij.
15 Përtaci e ka futur dorën në pjatë, por është shumë i lodhur që ta çojë në gojë.
16 Përtaci është më i urtë në sytë e tij sesa shtatë veta që kthejnë përgjigje me mend.
17 Si një që e kap qenin për veshi, është ai që kalon e zemërohet fort për një grindje që nuk është e tij.
18 Si ai që sillet si i çmendur, është ai që qëllon me shigjeta të zjarrta dhe me shigjeta vdekjeprurëse,
19 kështu është njeriu që i bën hile të afërmit të vet dhe i thotë: "A nuk po bëj shaka unë?!".
20 Kur nuk ka pemë, zjarri shuhet dhe kur nuk ka dikë që shpërrallon, sherri qetësohet.
21 Si qymyri për thëngjijtë dhe pemët për zjarrin, kështu edhe sherrxhiu për të ndezur grindjet.
22 Fjalë e atij që shpërralon, janë si ushqimet që hahen me babëzi, dhe pastaj ato zbresin në pjesët e brendshme të barkut.
23 Si skoria e argjendit që ka mbuluar një copë qeramike janë buzët e zjarrta dhe zemra e keqe.
24 Ai që urren, bëhet i panjohur me buzët e veta, por brenda tij ka veç hile.
25 Megjithëse e hijeshon zërin, mos i beso atij, sepse në zemrën e tij ka shtatë neveri.
26 Urrejtja mund të mbulohet me njimtim, por e keqja e saj do t'i zbulohet bashkësisë.
27 Ai që gërmon një gropë, do të bjerë në të, dhe ai që rokullis një gur, ky do të kthehet drejt tij.
28 Gjuha rrenacake i urren ata që ka shtypur dhe goja lajkatare sjell gremisje.
Të gjithë librat
