Fjalët e Urta 19
1 Më mirë një skamnor që ecën në ndershmërinë e tij sesa një që është i çoroditur nga buzët dhe është i marrë.
2 Edhe që shpirti të mos ketë njohuri, nuk është mirë, dhe ai që nxiton me këmbët e tij, mëkaton.
3 Marrëzia e njeriut e shtrembëron rrugën e tij, por zemra e tij tërbohet kundër Jahveh-ut.
4 Kamja të shton shumë shokë, por i vobekti ndahet nga vetë shoku i tij.
5 Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet i pandëshkuar, dhe ai që nxjerr gënjeshtra, nuk do të ketë shpëtim.
6 Shumë veta lurtojnë pamjen e fisnikut dhe çdokush është shok i njeriun që jep dhurata.
7 Gjithë vëllezërit e skamnorit e urrejnë atë, aq më shumë rrinë larg prej tij miqtë e tij të ngushtë! Ai i ndjek me fjalë, por ata nuk gjenden.
8 Ai që fiton mendje, e do shpirtin e vet; ai që ruan mençurinë, ka për të gjetur të mirë.
9 Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet i pandëshkuar, dhe ai që nxjerr gënjeshtra, do të humbasë.
10 Nuk është i përshtatshëm luksi për të marrin, aq më pak për një skllav, që të sundojë mbi princa.
11 Zgjuarsia e njeriut e frenon zemërimin e tij, dhe është lavdi për të që të kapërcejë një shkelje.
12 Si ulërima e luanit të ri është tërbimi i mbretit, por si vesa mbi bar është mirëdashja e tij.
13 Një bir i marrë është rrënim për të atin, dhe mosmarrëveshjet e gruas janë pikim shiu i vazhdueshëm.
14 Shtëpia dhe kamja janë trashëgimi nga etërit, por një grua e zgjuar është nga Jahveh-u.
15 Dembelia sjell gjumë të thellë dhe shpirti përtac do të jetë i uritur.
16 Ai që mban një urdhërim, mbron shpirtin e vet; ai që i përbuz rrugët e veta, do të vdesë.
17 Ai që ka hir për të vobektin, i jep hua Jahveh-ut, dhe Zoti do ta shpërblejë atë për veprën e tij.
18 Korrigjoje birin tënd, sepse ka shpresë, por mos e ço shpirtin tënd deri aty sa ta bësh të vdesë.
19 Njeriu me shumë mllef, do të marrë ndëshkim, por nëse e liron, atëherë ti do të duhet ta bësh përsëri.
20 Dëgjoje këshillën dhe pranoje korrigjimin me qëllim që të jeshesh i urtë në fundin e jetës sate.
21 Të shumta janë mendimet në zemrën e njeriut, por është këshilla e Jahveh-ut ajo që do të qëndrojë.
22 Dëshirimi që ka njeriu është besëmirësia e tij, dhe është më mirë një skamnor sesa një njeri gënjeshtar.
23 Frika e Jahveh-ut çon në jetë dhe ai që e ka, do të flejë i ngopur; nuk do të vizitohet nga e keqja.
24 Përtaci e zhyt dorën e tij në tas, por as edhe te goja e vet nuk e çon.
25 Godite një përqeshës dhe thjeshtaku do të bëhet mendjemprehtë, por qortoje atë që kupton dhe ai do të kuptojë njohurinë.
26 Ai që keqtrajton atin dhe bën të ikë nënën, është një bir që turpëron dhe që korit.
27 Biri im, ndalo së dëgjuari korrigjimin dhe ti do të shmangesh nga thëniet e njohurisë.
28 Dëshmitari i pavlerë e përqesh drejtësinë, dhe goja e të ligjve gëlltit paudhësi.
29 Për përqeshësit janë përgatitur gjykime, dhe goditje për kurrizin e të marrëve.
Të gjithë librat
