Fjalët e Urta 13
1 Biri i urtë e pranon korrigjimin e atit, por përqeshësi nuk e dëgjon qortimin.
2 Nga fryti i gojës së vet, burri do të hajë çfarë është e mirë, por dëshira e të pabesëve është dhunë.
3 Ai që ruan gojën e vet, mbron shpirtin e vet; ai që çapëlon buzët, do të ketë rrënim.
4 Shpirti i përtacit dëshiron, por nuk ka asgjë, ndërsa shpirti i të zellshmëve do të begatohet.
5 Fjalët e rreme i drejti i urren, por i ligu të qelb dhe të korit.
6 Drejtësia e ruan atë me rrugë të pacen, por ligësia e përmbys mëkatarin.
7 Është dikush që hiqet si i pasur, por nuk ka asgjë; është dikush që hiqet si skamnor, por ka kamje të madhe.
8 Shpërblesa për jetën e një njeriu është pasuria e tij, por skamnori nuk dëgjon hakërrim.
9 Drita e të drejtëve rrëzëllen, ndërsa kandili i të ligjve do të shuhet.
10 Me krenarinë vjen vetëm zënkë, por me ata që marrin këshillë është urtia.
11 Kamja që bëhet shpejt e shpejt, do të pakësohet, por për atë që mbledh pak nga pak, do të shumohet.
12 Shpresa e zgjatur e sëmur zemrën, por dëshirimi i plotësuar është pemë jete.
13 Ai që përçmon fjalën, do ta pësojë keq, ndërsa ai që ka frikë urdhërimin, ky do të shpërblehet.
14 Udhëzimi i të urtit është burim jete për të të larguar nga kurthet e vdekjes.
15 Zgjuarsia e dobishme sjell hir, por rruga e të pabesëve është e pandalshme.
16 Çdo njeri mendjemprehtë vepron me njohuri, por i marri shpërfaq marrëzi.
17 Lajmëtari i lig bie në të keqe, ndërsa i dërguari besnik sjell shërim.
18 Varfëri dhe turpërim do të ketë ai që shpërfill korrigjimin, ndërsa ai që pranon qortimin, do të nderohet.
19 Dëshirimi i plotësuar do të jetë i ëmbël për shpirtin, por për të marrët është neveri që të largohen nga e keqja.
20 Ai që ecën me të urtët do të bëhet i urtë, por ai që shoqërohet me të marrët do ta pësojë keq.
21 Mëkatarët i ndjek e keqja, por të drejtët do të shpërblehen me të mirën.
22 Njeriu i mirë u lë trashëgimi bijve të bijve, por pasuria e mëkatarit ruhet për të drejtin.
23 Mbushulli ushqimi jep ugari i skamnorëve, por hiqet tutje nga mungesa e drejtësisë.
24 Ai që e kursen shkopin e tij, urren birin e vet, por ai që e do, është i zellshëm në korrigjimin e tij.
25 I drejti ha sa i ngopet fyti, por barku i të ligjve do të kenë mungesë.
Të gjithë librat
