Letra drejtuar Filipianëve 2
1 Prandaj, nëse ka ndonjë zemërdhënie në Krishtin, nëse ka ndonjë ngushëllim dashurie, nëse ka ndonjë përbashkësi të Frymës, nëse ka ndonjë përzemërsi dhe përdëllim,
2 përmbusheni gëzimin tim, që ju të mendoni të njëjtën gjë, duke pasur të njëjtën dashuri, të bashkuar shpirtërisht, duke menduar një qëllim të vetëm,
3 duke mos bërë asgjë për ambicie egoiste dhe as për lavdi boshe, por me përulësi, duke e çmuar njëri-tjetrin më lart se vetveten,
4 dhe duke mos këqyrur secili vetëm gjërat e veta, por secili duke këqyrur edhe ato të të tjerëve.
5 Këtë gjë mendoni në ju, që ishte edhe në Krishtin Jezus,
6 i cili, edhe pse duke qenë në formë të Perëndisë, nuk e çmoi si një gjë që mbahet fort të qenët barabar me Perëndinë,
7 por e zbrazi vetveten, formë të një skllavi duke marrë, në ngjashmëri të njerëzve duke u bërë. Dhe duke u gjendur në trajtë si njeri,
8 ai e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, madje në vdekje kryqi.
9 Prandaj dhe Perëndia atë e mbilartësoi dhe i fali atij emrin që është përmbi çdo emër,
10 që në emrin e Jezusit çdo gju të përkulet, i qenieve qiellore dhe tokësore, dhe nëntokësore,
11 dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.
12 Kështu që, të dashurit e mi, ashtu siç u bindët gjithmonë, jo vetëm në praninë time, por shumë më tepër tani në mungesën time, kryejeni shpëtimin tuaj me frikë dhe me dridhje;
13 se Perëndia është ai që vepron në ju edhe të dëshiruarit, edhe të vepruarit për pëlqimin e tij.
14 Të gjitha bëjini pa murmuritje dhe zënie me fjalë,
15 me qëllim që të bëheni të pafajësueshëm dhe të thjeshtë, fëmijë të Perëndisë, të patëmetë në mes të një brezi të shtrembër dhe të mbrapshtë, ndër të cilët ndriçoni si ndriçues në botë,
16 duke e mbajtur fort fjalën e jetës, që të jetë si mburrje për mua në ditën e Krishtit, se nuk vrapova më kot dhe as nuk u mundova më kot.
17 Por edhe nëse derdhem si ofertë pijeje mbi flijimin dhe shërbesën e besimit tuaj, jam i gëzuar dhe gëzohem bashkë me të gjithë ju.
18 Dhe në të njëjtën mënyrë edhe ju jini të gëzuar dhe gëzohuni bashkë me mua.
19 Tani, shpresoj në Zotin Jezus që t'ju dërgoj së shpejti Timoteun, që edhe unë të gjallërohem duke njohur gjërat që kanë të bëjnë me ju.
20 Se nuk kam asnjë të një mendjeje me mua, i cili vërtet të shqetësohet për gjërat që kanë të bëjnë me ju;
21 se të gjithë kërkojnë gjërat e veta, jo ato të Jezu Krishtit.
22 Por ju e njihni të provuarit e karakterit të tij, se si shërbeu bashkë me mua për ungjillin, ashtu si një fëmijë i shërben të atit.
23 Atë, pra, shpresoj që ta dërgoj në çast, sapo të shikoj si shkojnë gjërat rreth meje.
24 Por jam i bindur në Zotin se edhe vetë do të vij së shpejti.
25 Por e çmova të nevojshme që ta dërgoj te ju Epafroditin, vëllain dhe bashkëpunëtorin, dhe bashkëluftëtarin tim, por edhe të dërguarin tuaj dhe shërbesëtarin në nevojën time,
26 ngaqë ai kishte mall për të gjithë ju dhe ishte në ankth, për shkak se dëgjuat që u sëmur.
27 Dhe njëmend u sëmur, pothuajse për vdekje, por Perëndia e mëshiroi atë; dhe jo vetëm atë, por edhe mua, që të mos kisha trishtim mbi trishtim.
28 Prandaj e dërgova më me ngut, që kur ta shikoni përsëri, ju të gëzoheni dhe unë të jem më pak i trishtuar.
29 Priteni, pra, në Zotin me shumë gëzim, dhe të tillë njerëz mbajini si të nderuar,
30 sepse për shkak të veprës së Krishtit qe afër vdekjes, duke rrezikuar jetën, me qëllim që të plotësonte mungesën e shërbesës suaj ndaj meje.
Të gjithë librat
