Eksodi 6
1 Dhe Jahveh-u i tha Moisiut: "Tani do të shohësh atë që do t'i bëj Faraonit, sepse me dorë të fortë do t'i lërë të ikin, dhe me dorë të fortë do t'i dëbojë nga vendi i tij".
2 Pastaj Perëndia i foli Moisiut dhe i tha atij: "Unë jam Jahveh-u.
3 Iu shfaqa Abrahamit, Isakut dhe Jakobit si Perëndia i Plotfuqishëm, por emrin tim, Jahveh, nuk ua bëra të njohur atyre.
4 Dhe gjithashtu, kam caktuar besëlidhjen time me ta, për t'u dhënë atyre vendin e Kanaanit, vendin e qëndrimit të tyre si të huaj, ku ata banuan si ardhës.
5 Dhe gjithashtu, unë e kam dëgjuan rënkimën e bijve të Izraelit të cilët i kanë skllavëruar egjiptasit, dhe e kujtova besëlidhjen time.
6 Prandaj thuaju bijve të Izraelit: 'Unë jam Jahveh-u dhe do t'ju nxjerr nga barrët e rënda të egjiptasve, dhe do t'ju shpëtoj nga skllavëria e tyre, dhe do t'ju shpengoj me krah të fuqishëm dhe me gjykime të rënda.
7 Dhe do t'ju marr për veten time si popull dhe do të bëhem Perëndia juaj, që ta dini që unë jam Jahveh-u, Perëndia juaj që ju nxjerr nga barrët e rënda të egjiptasve.
8 Dhe do t'ju sjell në vendin që e kam mbajtur me dorën time për t'ia dhënë Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t'jua jap juve si zotërim. Unë jam Jahveh-u!".
9 Pastaj Moisiu u foli kështu bijve të Izraelit, por ata nuk e dëgjuan Moisiun për shkak të shkurajimit dhe për shkak të punës së vështirë.
10 Atëherë Jahveh-u i foli Moisiut duke thënë:
11 "Shko, foli Faraonit, mbretit të Egjiptit, që t'i lërë të ikin bijtë e Izraelit nga vendi i tij".
12 Dhe Moisiu foli përpara Jahveh-ut duke thënë: "Ja, bijtë e Izraelit nuk më dëgjuan. Dhe si do të më dëgjojë Faraoni, kur unë mezi flas?".
13 Dhe Jahveh-u i foli Moisiut dhe Aronit, dhe i urdhëroi në lidhje me bijtë e Izraelit dhe në lidhje me Faraonin, mbretin e Egjiptit, që t'i nxjerrin bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit.
14 Këta janë krerët e shtëpive të etërve të tyre: Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit janë Hanoku dhe Palui, Hecroni dhe Karmi. Këto janë familjet e Rubenit.
15 Dhe bijtë e Simeonit janë Jemueli dhe Jamini, dhe Ohadi, dhe Jakini, dhe Cohari, dhe Shauli, biri i kanaanites. Këto janë familjet e Simeonit.
16 Dhe këta janë emrat e bijve të Levit, sipas breznive të tyre: Gershoni dhe Kehati, dhe Merari. Dhe vitet e jetës së Levit ishin njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
17 Dhe bijtë e Gershonit janë Libni dhe Shimei, sipas familjeve të tyre.
18 Dhe bijtë e Kehatit janë Amrami dhe Jichari, dhe Hebroni, dhe Uzieli. Dhe vitet e jetës së Kehatit ishin njëqind e tridhjetë e tre vjet.
19 Dhe bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levit sipas breznive të tyre.
20 Dhe Amrami mori për veten për grua Jokebedën, hallën e tij, dhe ajo i lindi atij Aronin dhe Moisiun. Dhe vitet e jetës së Amramit ishin njëqind e tridhjetë e shatë vjet.
21 Dhe bijtë e Jicharit ishin Korahu, dhe Nefegu dhe Zikri.
22 Dhe bijtë e Uzielit janë Mishaeli dhe Elcafani, dhe Sitri.
23 Dhe Aroni mori për veten për grua Elishebën, bijën e Aminadabit, motrën e Nahashonit, dhe ajo i lindi atij Nadabin dhe Abihun, Elazarin dhe Itamarin.
24 Dhe bijtë e Korahut janë Asiri dhe Elkanahu, dhe Abiasafi. Këto janë familjet e korahitëve.
25 Dhe Elazari, biri i Aronit, mori për vete për grua, nga bijat e Putielit, dhe ajo i lindi atij Finehasin. Këta janë krerët e etërve të levitëve sipas familjeve të tyre.
26 Ky është Aroni dhe Moisiu të cilëve u tha Jahveh-u: "Nxirrini bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit sipas njësive të tyre".
27 Këta janë ata që i folën Faraonit, mbretit të Egjiptit, që të nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjipti. Ky është Moisiu dhe Aroni.
28 Dhe ndodhi që në ditën që Jahveh-u i foli Moisiut në vendin e Egjiptit,
29 Jahveh-u i foli Moisiut duke thënë: "Unë jam Jahveh-u. Foli Faraonit, mbretit të Egjiptit, gjithçka që unë po të them ty".
30 Por Moisiu tha përpara Jahveh-ut: "Ja, unë mezi flas. Prandaj si do të më dëgjojë mua Faraoni?".
Të gjithë librat
