Letra drejtuar Efesianëve 5
1 Bëhuni, pra, imitues të Perëndisë, si fëmijë të dashur,
2 dhe ecni në dashuri, ashtu si edhe Krishti na deshi dhe ia dorëzoi vetveten për ne si blatë dhe flijim Perëndisë si aromë erëmirë.
3 Por kurvëri dhe çdo papastërti apo lakmi as mos të përmendet ndër ju, ashtu siç lypset për shenjtorët,
4 si dhe as turpëri, dhe as fjalë marrëzie apo përqeshje, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falënderim.
5 Sepse ju e dini këtë: që asnjë kurvar, apo i papastër, apo lakmitar (i cili është idhujtar), nuk ka trashëgimi në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.
6 Askush mos t'ju mashtrojë me fjalë boshe, sepse për shkak të këtyre gjërave vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.
7 Prandaj, mos u bëni bashkëpjesëtarë me ta,
8 sepse më parë ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin. Ecni si fëmijë të dritës
9 (sepse fryti i Frymës qëndron në çdo mirësi dhe drejtësi, dhe të vërtetë),
10 duke provuar çfarë është e pëlqyeshme për Zotin.
11 Dhe mos u bëni bashkëpjesëmarrës në veprat e pafrytshme të errësirës, por më tepër edhe t'i qortoni haptas,
12 sepse ato që bëhen fshehurazi nga ata, është e turpshme edhe që të thuhen.
13 Ndërsa të gjitha ato që qortohen haptas nga drita, shfaqen, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë.
14 Prandaj thotë: "Çohu, ti që fle, dhe ngrihu prej të vdekurve! E Krishti do të ndrijë mbi ty."
15 Prandaj, kujdesuni që të ecni me kujdes, jo si të marrë, por si të urtë,
16 duke shpenguar kohën, sepse ditët janë të liga.
17 Për këtë arsye, mos u bëni të pamend, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.
18 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shfrenim, por mbushuni në Frymë,
19 duke i folur njëri-tjetrit me psalme dhe himne, dhe këngë frymërore; duke i kënduar e duke i psalmuar në zemrën tuaj Zotit;
20 duke falënderuar gjithmonë për të gjitha Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;
21 duke iu nënshtruar njëri-tjetrit në frikën e Krishtit.
22 Ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj si Zotit,
23 sepse burri është kreu i gruas, ashtu si edhe Krishti kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtar i trupit.
24 Por, sikurse kisha i nënshtrohet Krishtit, kështu edhe gratë burrave të tyre në gjithçka.
25 Ju, burra, duajini gratë tuaja ashtu si edhe Krishti e deshi kishën dhe dorëzoi vetveten për të,
26 me qëllim që ta shenjtëronte, duke e pastruar përmes larjes së ujit me fjalën;
27 me qëllim që t'ia paraqesë atë, kishën, vetvetes të lavdishme, duke mos pasur njollë apo rrudhë, apo ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e patëmetë.
28 Kështu duhet që burrat t'i duan gratë e veta, si trupat e vet; ai që do gruan e vet, do vetveten.
29 Sepse askush nuk e urreu ndonjëherë mishin e vet, por e ushqen dhe përkujdeset për të, ashtu si edhe Zoti për kishën;
30 sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, prej mishit të tij dhe prej kockave të tij.
31 "Për këtë arsye do të lërë njeriu atin e tij dhe nënën dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë të dy një mish i vetëm".
32 Ky mister është i madh, por unë e them për Krishtin dhe për kishën.
33 Megjithatë, edhe ju, secili tek e tek, kështu ta dojë gruan e vet, si vetveten; dhe gruaja duhet që ta nderojë burrin.
Të gjithë librat
