BIBLA (Besëlidhja e Re - Interlinear dhe standard)
ISBN: 9789928484925
Ky botim dygjuhësh greqisht-shqip i Besëlidhjes së Re (BR) është një risi në literaturën shqipe dhe vjen si pjesë e projektit BiblaPRO – Përkthimi i Ri nga Origjinali, që ka për qëllim ...
Çmimi: 3000 Lekë
Shtoje në shportë
Shënim: Transporti për këtë artikull kushton 200 Lekë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Shpërndaje në:
9789928484925
Ky botim dygjuhësh greqisht-shqip i Besëlidhjes së Re (BR) është një risi në literaturën shqipe dhe vjen si pjesë e projektit BiblaPRO – Përkthimi i Ri nga Origjinali, që ka për qëllim të ofrojë lexuesit shqipfolës një përkthim të saktë dhe të besueshëm të Biblës, bazuar plotësisht në gjuhët origjinale (hebraisht, aramaisht dhe greqisht). Ky botim është i disponueshëm si në shtyp, ashtu edhe në internet (www.biblapro.com), ku lexuesi mund të përdorë mjete shtesë për studim gjuhësor dhe krahasim.
Botimi është rezultat i një vizioni të qartë për t’i dhënë predikuesve, pastorëve, studentëve të teologjisë dhe çdo lexuesi të interesuar mundësinë të kenë në dorë tekstin grek me përkthimin shqip të çdo fjale. Ai është gjithashtu kurorëzim i punës disa-vjeçare të përkthyesve, teologëve dhe gjuhëtarëve ungjillorë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre me përkushtim, duke synuar një përkthim besnik ndaj origjinalit, me bindjen se “mundi i tyre nuk është i kotë në Zotin” (I Korintasve 15:58).
Si botim dygjuhësh, ai përmban dy variante:
1. Variant interlinear – ku çdo fjalë është përkthyer në shqip ngushtësisht fjalë për fjalë.
2. Variant standard – një përkthim i ri në shqipen e sotme, i përshtatur me strukturën gramatikore të shqipes standarde.
Lexuesi mund të përdorë variantin interlinear për krahasim dhe studim të hollësishëm, dhe variantin standard për lexim dhe kuptim më të lehtë. Çdo variant ka një hyrje të veçantë, ku shpjegohen qasjet përkthimore, aspektet gjuhësore dhe shembuj ilustrues për të ndihmuar kuptimin e vendimeve të përkthimit. Për lexuesit që nuk janë të njohur me greqishten, në fund të hyrjes së variantit interlinear janë dhënë alfabeti grek, transliterimi ndërkombëtar sipas SBL Handbook of Style, dhe shqiptimi përkatës.
Faqosja është bërë në mënyrë që në faqen e majtë të jetë varianti interlinear dhe në faqen e djathtë varianti standard, duke ruajtur përputhshmërinë sa më shumë të jetë e mundur, edhe pse në disa raste fjalët korresponduese shtrihen në faqen tjetër.