Varianti Interlinear

Varianti Interlinear

Varianti interlinear paraqet tekstin hebraisht të Besëlidhjes së Vjetër dhe greqisht të Besëlidhjes së Re, të shoqëruar me përkthimin në shqip të çdo fjale poshtë saj. Ky variant nuk është për lexim, por është në shërbim të kujtdo që është i interesuar të dijë se çfarë i përgjigjet në shqip një fjale ose një shprehjeje të caktuar hebraisht dhe greqisht, apo kujtdo që kërkon të bëjë një punë krahasimore me përkthimet e tjera.

Përkthimi ndjek ngushtësisht fjalë për fjalë rendin e fjalëve në tekst, duke u përpjekur të japë jo vetëm kuptimin e çdo fjale, por edhe trajtën morfologjike të saj. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ka një korrespondencë të plotë mes fjalëve në origjinal dhe fjalëve në shqip. Një korrespondencë e tillë nuk ekziston mes gjuhëve dhe as nuk është e arritshme në përkthim nëse synimi i fundmë është të kuptuarit në gjuhën e përkthimit (përkatësisht në shqip) të tekstit origjinal.
Ky fakt i ka vendosur përkthyesit përballë zgjedhjesh të kushtëzuara herë nga gjuha origjinale e herë nga gjuha e përkthimit.

Me fjalë të tjera, përkthyesit janë përpjekur të japin kuptimin e fjalës dhe morfologjinë e saj, ashtu siç është në gjuhën origjinale. Por kur kjo nuk ka qenë e mundur, qoftë sepse nuk ka një gjegjëse në shqip, qoftë sepse në shqip kuptimi i origjinalit tjetërsohet apo bëhet i paqartë, përkthyesit i kanë dhënë përparësi gjuhës së përkthimit, përkatësisht shqipes.

Ndaje me të tjerë

Postime të tjera

  • Varianti Standard

    Varianti Standard

    Varianti standard paraqet përkthimin në shqipen e sotme në përputhje me normat gramatikore të standardizuara.

    më shumë


  • Aspekte përkthimore të variantit interlinear

    Aspekte përkthimore të variantit interlinear

    Për të kuptuar më qartë disa aspekte përkthimore të interlinearit, Bibla PRO parashtron ndonjë çështje të rrafshit leksikor dhe morfologjik.

    më shumë