Projekti Bibla PRO “Përkthimi i Ri nga Origjinali”, ashtu siç edhe emërtohet, është një përkthim i ri i Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, i bazuar plotësisht në gjuhët origjinale hebraisht, aramaisht dhe greqisht të teksteve biblike.
Më konkretisht, për përkthimin e DhV është përdorur si tekst bazë ai i OSHB (Open Scripture Hebrew Bible), i cili paraqet të ashtuquajturin Teksti Mazoretik (TM) sipas Kodikut të Leningradit (Codex Leningradensis). Ky i fundit përbën bazën e botimit standard: Biblia Hebraica Stuttgartensia. Ndërsa për përkthimin e DhR është përdorur si tekst bazë ai i UGNT (UnfoldingWord Greek New Testament), i cili, në thelb, ndjek të njëjtin tekst që gjendet në botimet standard The Greek New Testament të United Bible Societies, dhe Nestle-Aland, Novum Testamentum Graece. Por për sa i përket tekstit grek, në rastet kur ka ndryshime të rëndësishme nga botimet standarde apo nga i ashtuquajturi Textus Receptus (TR), kjo është pasqyruar përmes shënimeve përkatëse sipas rastit.

Qëllimi final i Biblës PRO është që t’u ofrojë kishave ungjillore shqipfolëse, studiuesve të Biblës, predikuesve dhe çdo individi që dëshiron një lexim studimor, një tekst i cili synon të ketë 3 karakteristika:
- sa më i saktë dhe besnik ndaj gjuhëve origjinale në aspektin semantik dhe stilistikor;
- sa më i qartë dhe i rrjedhshëm në lexim, në përputhje me standardin e shqipes së sotme;
- i besueshëm në paraqitjen e përmbajtjes teologjike dhe të informacionit historiko-kulturor.
Për ta realizuar sa më sipër, “Përkthimi i Ri nga Origjinali” (PRO) do të ofrohet në formatet i printuar dhe elektronik (online) në dy variante: varianti interlinear dhe varianti standard.
Ndaje me të tjerë
Postime të tjera
-
Varianti Standard
Varianti standard paraqet përkthimin në shqipen e sotme në përputhje me normat gramatikore të standardizuara. më shumë
-
Aspekte përkthimore të variantit interlinear
Për të kuptuar më qartë disa aspekte përkthimore të interlinearit, Bibla PRO parashtron ndonjë çështje të rrafshit leksikor dhe morfologjik. më shumë
-
Varianti Interlinear
Varianti interlinear paraqet tekstin hebraisht dhe greqisht të shoqëruar me përkthimin në shqip të çdo fjale poshtë saj. më shumë
-
Fjala te Bibla PRO: lëvrimi i leksikut të shqipes
Lëvrimi i leksikut të shqipes po bëhet duke ndjekur disa qasje e parime pune me leksikun e gjuhëve përkatëse dhe atë të shqipes. më shumë
-
Analiza morfologjike e fjalës
Analiza morfologjike ndihmon në kuptimin e fragmenteve të ndryshme në Bibël dhe në kuptimin e mesazhit të ungjillit. më shumë