Studimi i Biblës është një përbërës i rëndësishëm i jetës shpirtërore. Ai i ndihmon besimtarët që ta kuptojnë sa më saktë Shkrimin e Shenjtë, për ta njohur më mirë Perëndinë dhe për të parë sa më qartë se si lidhen mësimet biblike me jetën e përditshme.
Analiza morfologjike mundëson studimin e ndërtimit të formave të fjalëve në gjuhët origjinale të tekstit biblik (hebraisht, aramaisht dhe greqisht). Përmes saj, lexuesi mund të mësojë se çfarë kuptimi ka marrë një fjalë në format e saj të eptimit. Kjo mund ta ndihmojë atë për të kuptuar sa më mirë qëllimin e autorit në përdorimin e saj në kontekstin gjuhësor ku gjendet.
Më 1 maj, Bibla PRO do ta mundësojë këtë dritare studimi në versionin digjital të interlinearit, për tre librat e publikuar deri tani. Ju mund të klikoni mbi çdo fjalë dhe të shihni veçoritë e saj morfologjike. Për më tepër, këtë mund ta bëni si nga madhësia e ekranit të kompjuterit, ashtu edhe nga rehatia e celularit apo tabletit tuaj.

Qëndroni me ne për mjete të tjera studimi që do t’i shtohen projektit Bibla PRO, ose na kontaktoni për të dhënë sugjerimin tuaj.
Ndaje me të tjerë
Postime të tjera
-
Varianti Standard
Varianti standard paraqet përkthimin në shqipen e sotme në përputhje me normat gramatikore të standardizuara. më shumë
-
Aspekte përkthimore të variantit interlinear
Për të kuptuar më qartë disa aspekte përkthimore të interlinearit, Bibla PRO parashtron ndonjë çështje të rrafshit leksikor dhe morfologjik. më shumë
-
Varianti Interlinear
Varianti interlinear paraqet tekstin hebraisht dhe greqisht të shoqëruar me përkthimin në shqip të çdo fjale poshtë saj. më shumë
-
Fjala te Bibla PRO: lëvrimi i leksikut të shqipes
Lëvrimi i leksikut të shqipes po bëhet duke ndjekur disa qasje e parime pune me leksikun e gjuhëve përkatëse dhe atë të shqipes. më shumë
-
Analiza morfologjike e fjalës
Analiza morfologjike ndihmon në kuptimin e fragmenteve të ndryshme në Bibël dhe në kuptimin e mesazhit të ungjillit. më shumë